Elton John ende planifikon të performojë live
Elton John ende planifikon të performojë live
Këngëtari i njohur, Elton John, i cili në vitin 2023 përfundoi turneun përshëndetës “Farewell Yellow Brick Roar”, ka thënë se ende planifikon të performojë live ani pse ende nuk e di se çfarë do të këndonte.
Në librin e tij memoar “Farewell Yellow Brick Road: Memories Of My Life on Tour”, ai ka thënë “u kam treguar adhuruesve të mi se ndërkohë që turneu im përshëndetës është kulmi i karrierës time, ende planifikoj të performoj live”. “Se çka do të përfshijë performimi nuk e di ende”, ka shtuar ai.
Eltoni pati performuar në koncertin “Live Aid” i cili ishte mbajtur në stadiumin Wembley në Londër në vitin 1985.
Ylli nuk ishte ndonjë adhurues i madh i kësaj shfaqjeje, por pati pranuar se kishte kaluar shumë mirë në prapaskenë.
“E urreja tërë shfaqjen përveç grupit ‘Queen’. Sidoqoftë, në prapaskenë kam kaluar shumë mirë. Dekorova pjesën time dhe bëra skarë. U sigurova të ketë ulëse për të gjithë në mënyrë që të gjithë ata që do të përformonin të mund të vinin e të bisedonin”, ka thënë John.
Ai ka kujtuar edhe kur ylli i grupit “Queen”, Freddie Merkury, e kishte ngacmuar për veshjet ne skenë.
“Freddie më pati thënë: “I mbytëm, kurse ti në anën tjetër me veshjen tënde dukeshe sikur nëna mbretëreshë. Ku e morë atë kapele aq të keqe?’ Freddie kishte të drejtë”, ka thënë John.
Ndërkohë, këngëtari më herët gjatë këtij viti ka treguar se planifikon të bëjë diçka pasi ta përfundojë turneun.
“Nuk do të shkoj më asnjëherë në turne, por mund të bëj diçka në të ardhmen, por kjo gjë është ende shumë larg. Dua ta vlerësoj familjen time, djemtë e mi, burrin tim, gjithçka që kam fituar”, pati thënë 77 vjeçar.