EMA: Në vend të dozës së katërt, të zbatohet një kombinim multi-valent i vaksinës bashkë me atë të gripit sezonal

Gazetar: Adnan Qaili

Në vend të aplikimit të dozës së katër të zbatohet një kombinim multi-valent i vaksinës me atë të gripit sezonal që do të ishte efikase ndaj të gjitha varianteve të viruseve Sars-Cov-2 dhe të aplikohet në fillim të virozëve stinore, shkruan Alsat. Kjo është ideja që shpalosi Agjencia Evropiane për Barna (EMA) për t’i dhënë fund pandemisë. Nga ana tjetër, sipas tyre dozat shtesë të ashtuquajtura “booster” mund të bëjnë vaksinën anti kovid më pak efikase. Sipas imunologëve të EMA-s nga doza e katër jo vetëm që do ta ndjejnë lodhje qytetarët, por edhe mund të shkaktoj pasoja ndaj sistemit imunitar. Marko Kavaleri nga kjo agjenci rekomandon që popullsia të vaksinohet me dozat primare për të arritur imunitetin kolektiv.

“Dhënia e dozave booster për një periudhë të shkurtër, përkatësisht të dozës së katër mund të ulë ani-trupat në gjak sepse sistemi imunitar e ka të nevojshme një kohë të caktuar të reagoj. Kjo konfirmon rëndësinë që ju qytetarë të përfundoni vaksinimin e tyre parësor me një nga vaksinat që autorizon BE-ja dhe për ata që kanë të drejtë të marrin një vaksinë përforcuese si dozë të tretë, ta bëjnë që tani. Duhen më shumë të dhëna mbi efektivitetin e vaksinave të miratuara ndaj omicron. Evolucioni epidemiologjik i valës aktuale përcakton urgjencën për një vaksinë adaptive me një përbërje të ndryshme”, deklaroi Marko Kavaleri, Agjencia Evropiane për Barna.

Përderisa vendet e zhvilluara po përpiqen të gjejnë një zgjidhje afatgjate për t’i dhënë fund pandemisë, në vendin tonë ende telashe me marrjen e vaksinave primare. Sipas epidemiologëve kjo rrezikon presion ndaj kapaciteteve spitalore. Nga Ministria Shëndetësisë vetëm thonë se janë vigjilent ndaj kësaj situate.

“Gjendja epidemiologjie ndiqet në vazhdimësi dhe sipas saj sillen vendime të reja dhe rekomandime nga personat kompetent, për çka opinioni do të informohet me kohë posa të sillen ato vendime”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Bullgaria, Gjermania dhe Finlanda kanë futur Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të infeksionit. Gjatë hyrjes në këto shtete përveç certifikatës së vaksinimit, duhet një PCR test negativ jo më i vjetër se 72 orë. Përhapja e shpejtë e variantit omicron që në vendin tonë vetëm brenda 24 orësh ka mbi 2 mijë raste të reja, ka bërë që shtetasit tanë ti nënshtrohen edhe karantinës 10 ditore posa të hynë në këto shtete. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button