Emigracioni, e djathta ekstreme dhe kriza e identitetit të Europës

Emigracioni, e djathta ekstreme dhe kriza e identitetit të Europës

Sigurisht nuk është hera e parë që i ashtuquajturi “solidaritet europian” shihet si diçka e padobishme, sipas të fuqishmëve.

Këtë e kemi përjetuar me krizën e borxhit.

Por politika e fundit mbi emigracionin nga qeveria e koalicionit në Gjermani nën udhëheqjen e socialdemokratit Olaf Scholz, me partnerët e Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë po shkakton trazira më të gjera.

Duke shkuar në votime përpara zgjedhjeve federale të vitit 2025, pasi ka pësuar një tronditje elektorale së fundmi, të paparalajmëruar nga ngritja e ekstremit të djathtë AfD në shtetet e Turingisë dhe Saksonisë dhe duke u përgatitur për atë të radhës më 22 të muajit, në Brandenburg, ai vazhdoi në zgjerimin e kontrolleve kufitare në të gjitha vendet fqinje europiane.

Masa të ngjashme janë aplikuar që nga viti 2015 në kufirin e Bavarisë me Austrinë dhe në pikat e kalimit me Republikën Çeke, Poloninë dhe Zvicrën që nga tetori i kaluar.

Tani ato po zgjerohen në perëndim dhe në veri, me Francën, Luksemburgun, Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën, fillimisht për gjashtë muaj.

Tashmë ka shumë dyshime nëse kjo praktikë, e cilësuar si “kontrolle të zgjuara” nga ministrja gjermane e Brendshme dhe një anëtare e socialdemokratëve të qendrës së majtë, Nancy Feser do të ketë rezultate.

Ose në aspektin e kufizimit të imigracionit të paligjshëm, siç pretendon zyrtarisht qeveria e Scholz. Kështu ushqen retorikën ekstreme kundër emigracionit jo vetëm të AfD-së, por kryesisht të opozitës zyrtare të qendrës së djathtë.

Në fakt, përfitimet duken të papërfillshme përballë humbjeve politike. Dhe për Berlinin, por edhe për Europën. AfD e ekstremit të djathtë “mund të ulet duarkryq, të pushojë dhe të shikojë të tjerët të bëjnë biznesin e tyre.”

Sa i përket “pa kufijve” të BE-së, një aspekt themelor i tregut të saj të vetëm  dhe “vlerave demokratike” të përbashkëta, mesazhi tani është i qartë në mënyrë të përsëritur dhe vetë-shkatërruese.

Në fund të fundit, Pakti i ri për Migracionin dhe Azilin, për të cilin u ra dakord së fundmi, nuk do të hyjë në fuqi të plotë për dy vjet. Ndërkohë, disa vende europiane po bëjnë thirrje për veprime më efektive kundër imigrimit të paligjshëm, me dëbime edhe në vendet nën regjime si ato të talebanëve në Afganistan ose të Bashar al-Assad në Siri.

Jo rastësisht, kryeministri nacionalist hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, e uroi socialdemokratin Olaf Solz me frazën “Mirë se erdhe në grup”.

Kreu i ekstremit të djathtë, tani në pushtetnë Holandë, Geert Wilders, tha se ishte gati të kopjonte menjëherë “idenë e mirë” të Gjermanisë.

Sigurisht që nuk është i vetmi.

Duke përmendur arsye të ndryshme, nga imigrimi dhe terrorizmi, te arsyet e sigurisë për shkak të luftërave në Ukrainë apo edhe Gaza,  Austria, Danimarka, Franca, Italia, Norvegjia, Sllovenia, Suedia dhe Finlanda kanë rivendosur ose kanë forcuar së fundmi kontrollet kufitare në zonën Shengen.

Madje duke i dhënë “leksione” kundër emigracionit.

Kryeministri i ri i qendrës së majtë të Britanisë, Keir Starmer, kryeministrja post-fashiste e Italisë, Giorgia Meloni, janë të lumtur pavarësisht se vendi i saj ishte ndër vendet e para të goditura nga masat e Gjermanisë.

Për pjesën tjetër, emigracioni pritet të jetë në qendër të samitit të BE-së në tetor, mes një mungese të dukshme për të disatën here, lidershipi, por edhe vizioni politik në BE.

LEXO EDHE:

Back to top button