Enca iu drejtohet meshkujve të estradës: Jeni homoseksual, tregoni hapur…

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, është e njohur për deklaratat e saj të forta e nganjëherë edhe të çuditshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, në një shkrim të publikuar në InstaStory ajo ka pasur një thirrje të veçantë dedikuar disa prej artistëve shqiptarë.

Më saktësisht, ajo iu është drejtuar disa prej meshkujve të estradës që sipas saj janë homoseksualë, që të dalin lirshëm dhe të tregojnë orientimin e tyre pasi është koha për ta bërë këtë.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“Është koha që artistët shqiptarë meshkuj homoseksualë të dalin hapur. Mendoj që na duhet vërtetësia në 2022-ën dhe shumë fansa mund të ndiheshin të përkrahur nga të preferuarit e tyre. U bë mjaft me këtë maskilitet toksik, të rremë. Ndaloni së postuari modele me pagesë. na tregoni disa të vërtetë. Do isha e para që do ju përkrahja, sinqeritetin”, ka shkruar Enca në InstaStory.

Këngëtarja e hitit “A po t’pëlqen” më tej tha se nuk e ka ndër mend të ekspozojë ndokënd dhe se as nuk duhet t’ia kërkojnë të bëjë këtë gjë.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“Mos më kërkoni të ‘ekspozoj’ njerëzit. Kjo është e gabuar. Secili duhet të dalë në kohën e vet. Thjesht po them se ndihem keq për njerëzit që duhet të bëjnë një jetë të dyfishtë/nuk mund të jenë vetvetja. Bota do të ishte shumë më mirë nëse ne do të ishim jogjykues dhe do t’i linim të gjithë të jetonin të lirë”, shkroi ajo.

Përndryshe, deri më tani estrada shqiptare nuk numëron as edhe një këngëtar apo këngëtare të vetme si pjesëtarë të komunitetit LGBTI+.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

LEXO EDHE:

Back to top button