VIDEO/ Rama i puth duart atletes Luiza Gega, emocionohet atletja

Gjatë pritjes para ambienteve të Kryeministrisë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama i ka puthur duart sportistes Luiza Gega. Ky moment ka emocionuar Luiza Gegën e cila ka falënderuar kryeministrin shqiptar.

I pranishëm ka qenë edhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ka përqafuar atleten e njohur.

Kampionia Luiza Gega, në fjalën e saj nga Kryeministria tregoi se në rrugëtimin e saj ka pasur shumë vështirësi, por që nuk u dorëzua asnjëherë.

Gega tha se ka refuzuar shumë oferta nga shtetet e tjera, pasi ka dashur që të përfaqësoj vetëm Shqipërinë. /euronewsalbania

LEXO EDHE:

Back to top button