Enca paralajmëron rikthimin me projekte të reja muzikore

Përmes një postim që ka bërë në llogarinë e saj zyrtar në Instagram, këngëtarja nga Shqipëria ka njoftuar se është në përgatitje të projekteve të reja.

E lumtur për këtë, Enca postoi fotografi nga studio muzikore duke ua dhënë fansave lajmin për këngët e reja që me sa duket do të vijnë së shpejti.

Enca/Instagram

“Më në fund një lajm i bukur, muzika e re së shpejti”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e postimit duke njoftuar gjithashtu se projektet e reja po regjistrohen në Prishtinë.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është ajo em titullin “Suavele” që e lansoi në korrik të vitit 2021.

Foto: Enca/Instagram

Ndërkohë, Enca ndonëse larg muzikës u ka qëndruar fansave pranë me imazhe e ndryshme provokuese që sjell në rrjete sociale.

 

LEXO EDHE:

Back to top button