Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi rritje të re rekord të inflacionit

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi rritje të re rekord të inflacionit

Kostoja e jetesës në nivel vjetor është rritur për 16.8 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë me 14.2 për qind. Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi rritje të re rekord të inflacionit.

Vaji ushqimor dhe buka shiten gati 50 për qind më shtrenjtë, produktet e qumështit janë 30 për qind më shtrenjtë dhe kostoja e blerjes së frutave dhe perimeve është rritur për 20 për qind.

Raporti tregon se për një vit shpenzimet e një familjeje vetëm për blerjen e ushqimeve dhe pijeve janë rritur me më shumë se 25 për qind. Ekspertët presin që deri në fund të vitit inflacioni të kalojë mbi 20 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button