Era Istrefi me paraqitje të mrekullueshme në këngën e re “TKRKT”
Era Istrefi me paraqitje të mrekullueshme në këngën e re “TKRKT”
Një muaj pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Bebe”, Era Istrefi ka prezantuar këngën e radhës.
Ajo ditën e sotme (e shtunë) ka publikuar projektin e ri muzikor të quajtur “TKRKT”.
Siç shquhet për stilin e paraqitjet unike, këngëtarja edhe në këtë videoklip është shfaqur në formë të mrekullueshme.
Teksti dhe muzika e këngës është realizuar nga vet artistja, kurse për ‘beat’-in u kujdes Claydee dhe Paris Kalpos.
Videoja ndërkaq iu besua produksionit ‘Fati Media Group’, të cilët janë përkujdesur për çdo detaj.