Era ndërkohë po vazhdon të jetë aktive për fansat e saj edhe në platforma të tjera të rrjeteve sociale, duke publikuar për ta fotografi dhe video të ndryshme.
Foto: Era Istrefi/Instagram
Së fundmi, këngëtarja e hitit “Bonbon” ndau me fansat e saj në Instagram disa imazhe të reja, ku është dukur mjaft atraktive dhe provokuese.
Foto: Era Istrefi/Instagram
Ajo ka pozuar me një palë mbathje të bardha të markës “Balenciaga”, të veshura mbi geta me material rrjete, shoqëruar me një bluzë të shkurtër sipër.
Duke u dukur edhe më atraktive, Istrefi kishte veshur edhe një palë çizme të zeza, të cilat i jepnin një pamje edhe më provokuese.
Me flokët e bardha dhe të zeza të gjata deri te beli, këngëtarja bëri që e gjithë vëmendja e fansave të saj të kthehet nga ajo për këtë paraqitje.
Foto: Era Istrefi/Instagram
Era ka paralajmëruar se do të jetë shumë më aktive këtë vit, duke publikuar këngë të reja për fansat e saj, që prej kohësh kanë qenë në pritje.