Erdogan merr vendimin: Nuk do të ketë pallate të reja me më shumë se 4 kate

Erdogan merr vendimin: Nuk do të ketë pallate të reja me më shumë se 4 kate

Teksa njoftoi nisjen e “Modelit Kombëtar të Mburojës së Rrezikut”, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se ndërtesat e reja nuk do të jenë më shumë se tre ose katër kate të larta.

Modeli u lançua për ndërtimin e shtëpive të reja të banimit pas tërmeteve shkatërruese të muajit të kaluar në jug të vendit, shkruan TRT.

“Ne kemi nisur shpejt ndërtimin e shtëpive dhe hapësirave të reja, duke filluar me projektet, studimet e terrenit dhe fizibilitetit të të cilave tashmë janë përfunduar,” bëri të ditur Erdogan të premten në një takim në Stamboll me zyrtarë të nivelit të lartë.

Sipas Erdogan, qëllimi i takimit ishte formimi i bazës intelektuale për modelin, ku shtoi se duke krijuar këtë qasje, të gjitha rreziqet duhet të merrn parasysh pas fatkeqësisë me të cilën po përballet vendi.

LEXO EDHE:

Back to top button