Euro e kaloi dollarin, çmimi i naftës ra!

Vlera e dollarit në raport me shportën e valutave në bursat botërore vijon të bjerë.

Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e dollarit amerikan në raport me gjashtë monedhat e tjera më të rëndësishme botërore, po lëviz rreth 110.45 pikë, ndërsa dje në këtë orë ishte 111.09 pikë.

Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit të dollarit ndaj monedhës japoneze ra nga 147.20 e djeshme në 146.35 jen.

Valuta amerikane gjithashtu u dobësua në krahasim me atë evropiane, kështu që çmimi i euros arriti në 1.0030 dollarë, ndërsa dje në këtë orë ishte 0.9930 dollarë.

Çmimet e naftës ranë. Çmimi i fuçisë në tregun e Londrës ra me 0.40 për qind në 97.55 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë u ul me 0.45 për qind në 91.40 dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button