Eurodeputeti Mandl: Ka ardhur koha për marrëveshje që i hap rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia

Eurodeputeti Mandl: Ka ardhur koha për marrëveshje që i hap rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka mirëpritur dakordimin për propozimin evropian në Bruksel.

Mandl tutje ka shtuar se është një hap pozitiv, por që sipas tij, ka ende ka shumë rrugë për t’u bërë.

Ai ka thënë se është momenti për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas një viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që edhe u zbulua globalisht, ka ardhur koha për një marrëveshje që të hapet rruga drejt pajtimit, njohjes dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet. Ka ende shumë rrugë për të bërë”, ka thënë Mandl, deklaratën e të cilit e përcjell sajti i Partive Popullore Evropiane (EPP).

Marrëveshja nuk përfshin njohjen e Kosovës nga Serbia, por pranon dokumentet zyrtare të lëshuara nga Prishtina si targat dhe pasaportat, thuhet në njoftimin e Partive Popullore Evropiane (EPP).

Negociatat e ndërmjetësuara nga BE priten të vazhdojnë muajin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button