Evrovizion ndryshon sistemin e votimit për garën e radhës

Evrovizion ndryshon sistemin e votimit për garën e radhës

Organizatorët e Evrovizionit kanë paralajmëruar ndryshime të mëdha në sistemin e votimit për edicionin e ardhshëm që do të mbahet në Liverpool.

Tani e tutje, vetëm votat e shikuesve do të vendosin se cilat vende do të kalojnë nga gjysmëfinalet në finale, në vend të kombinimit të votave të jurisë dhe audiencës, siç ishte vendosur që nga viti 2009. Finalja do të vendoset nga një kombinim i votave të audiencës dhe pikëve të jurisë

Për kujtesë, 10 pjesëmarrës nga të dyja gjysmëfinalet vazhdojnë dhe për herë të parë në votimin online do të mund të marrin pjesë njerëz nga vendet që nuk janë në garë. Votat e tyre do t’i shtohen të tjerave dhe do të kenë një rol të madh në përcaktimin e fituesit.

Të gjithë shikuesit nga vendet pjesëmarrëse do të mund të votojnë me SMS, telefon ose nëpërmjet aplikacionit zyrtar, dhe ata që shikojnë nga vendet e tjera do të mund ta bëjnë këtë nëpërmjet një platforme të sigurt online.

Evrovizioni i ardhshëm do të mbahet nga 9 deri më 13 maj 2023 në Liverpool dhe 31 shtete do të garojnë për 20 vendet në finale. Ata do t’i bashkohen Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar mikpritëse dhe Ukrainës, fituese e kësaj gare.

LEXO EDHE:

Back to top button