Fajon: BE nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut, e cila ka konfirmuar vazhdimisht se nuk ka alternativë tjetër pos BE-së dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, tha deputetja sllovene Tanja Fajon për të përditshmen “Danas” në Beograd.

“Ne nuk mund t’i tradhtojmë sërish. Duhet të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë në frymën e dialogut dhe të kthejmë besimin në këtë proces. Shtetet anëtare kanë edhe një mundësi deri në fund të vitit për të vendosur që BE të hap derën për miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut, sepse e meritojnë”, deklaroi Fajon, e cila kryeson me Komisionin e Stabilizim Asociimit në Parlamentit Evropian.

Sipas saj, vetoja bullgare për kornizën negociuese me vendin ka shkaktuar zhgënjim jo vetëm tek “populli në Maqedoninë e Veriut, e ardhmja e të cilëve është qartë se është Bashkimi Evropian, por edhe në Parlamentin Evropian”, që sipas Fajon mbetet një mbështetës i fortë dhe aleat i Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button