Falja e ish-zyrtarëve, Kushtetuesja pa vendim për ish-presidentin Ivanov

Gjykatësit kushtetues nuk vendosën nëse ish presidenti Gjorge Ivanov ka mundur ta tërheqë faljen e ish zyrtarëve të ndjekur penalisht nga Specialja tashmë e shuar. Çështja do të rihapet brenda dy javësh pasi gjykatësit sot u ndanë në qëndrime.

Në seancën e sotme kjo pikë të shtyhet dhe e dyta, në seancën tjetër pika nuk duhet të përfshihet në propozim-vendimet e votimit, sepse kur kemi propozim- vendim për votim, kjo është një akt votimi, e jo akt debati dhe të zhvendoset në grupin e parë të shqyrtimit të nismës’ deklaroi Osman Kadriu, gjykatës kushtetues.

Kadriu mori mbështetje nga tre gjykatës tjerë, përfshirë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati. Katër të tjerët, të cilët ishin në seancën e sotme, kërkuan më shpejt të prononcohen. Në periudhën e ardhshme, vendin bosh të njërit prej gjykatësve, mandati i të cilit përfundoi, eventualisht do të plotësohet nga gjykatësja, Dobrilla Kacarska.

 

Propozimi është ashtu siç është dhe nuk është hera e parë që gjykata pas një procedure të filluar të dalë me vendim diametralisht të kundërt dhe nuk është as e ndaluar, është plotësisht legjitime Mendoj se asnjë shtyrje nuk do t’i përmirësojë gjërat’ pohoi Darko Kostadinovski, gjykatës kushtetues.

 

 Nuk jam aspak dakord. “Tani kemi më shumë se një vit vonesë dhe nuk i respektojmë qëndrimet tona nga seancat e mëparshme për vendim më urgjent mbi këtë çështje- tha Jovan Josifovski, gjykatës kushtetues.

Nëse gjykatësit vendosin ta anulojnë nenin 11-a, atëherë faljet e dhëna nga Ivanov katër vjet më parë, do të aktivizoheshin. Me këtë do të binin “në ujë” lëndët gjyqësore të PSP-së kundër ish zyrtarëve. Nëse, nga ana tjetër, procedura për vlerësimin e nenit ndalet, atëherë teza se të pandehurit janë amnistuar, nuk do të jetë e vlefshme përpara Gjykatës së Strasburgut. Me këtë, bie qëndrimi i gjykatësve suprem në Greqi, të cilët pranuan faljen e Ivanovit dhe nuk i ekstraduan ish agjentët e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button