Fazliu: Duhet të zgjedhim mes rritjes ekonomike dhe sigurisë së shëndetit të qytetarëve

Bedri Fazliu nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, duke folur për ribalancin e buxhetit dhe masat antiCOVID tha se ribalanci është sjellë nga qeveria në kohën e duhur, por ajo që është më me rëndësi është dilema që duhet të zgjedhë Qeveria, mes rritjes ekonomike dhe sigurisë së shëndetit të qytetarëve.

Ribalanci është në kohën e duhur, për arsye se ky vit kalendarik filloj me një problem i cili nuk është probelm i vendit tonë, por është problem mbarë botëror. Nëse shikojmë parametrat flasim për një rënie ekonomike. Sa i përket eksporteve kemi po ashtu rënie me 32 për qind, po ashtu edhe importet ranë më 30 për qind. Jemi në dilemë të shkojmë drejt rritjes ekonomike apo sigurisë nacionale. Është mirë të bëjmë një kombinim të futur mes investimeve ekonomike dhe rritjes së sigurisë nacionale. Paketat që ka futur qeveria deri më tani kapin vlerën e mbi 1 miliard eurove.

LEXO EDHE:

Back to top button