Minov kundër Nezirit: Rebalanci është në kohë

Rebalanci është në kohë dhe i domosdoshëm, ka thënë Panço Minov nga koalicioni “Mundemi” në paraqitjen e tij në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, në përgjigjen ndaj qëndrimit të Adnan Nezirit nga Aleanca për Shqiptarët, i cili konsideron se propozimi për rebalancin është i vonuar.

Siç tha Minov, rebalanci është pasojë e disa pakove të ndihmës qeveritare për ekonominë.

“Besoj se kjo është një domosdoshmëri dhe funksionalitet për ne, si deputetë për punë më efikase mbi amendamentet dhe miratimin e këtij rebalanci do të jetë në funksion të qytetarëve dhe kompanive për t’i marrë këto fonde sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Minov.

LEXO EDHE:

Back to top button