Festa vazhdon ende për Bebe Rexhën, familja e saj kërcen me muzikë tradicionale

Bebe Rexha së bashku me familjen e saj festoi Ditën e Pavarësisë ashtu siç vetëm shqiptarët dinë. Së bashku me disa bashkëkombës të tjerë ajo doli në New York për të festuar 28 nëntorin me këngë shqiptare dhe flamuj kuq e zi.

Mirëpo festa nuk është mbyllur me kaq, sepse artistja me famë botërore ka vazhduar të festojë me familjen e saj në shtëpi. Bebe ka ndarë në Instagram disa video në të cilat shihet duke kërcyer me të afërmit e saj nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare. Familjarët e këngëtares shfaqen të gjithë të kapur përdore duke ja marrë valles në shtëpinë e tyre.

Bebe Rexha nuk ka lënë rast pa treguar se është shumë krenare për origjinën e saj. Herë pas here ajo është përpjekur të ndajë me fansat e huaj, pjesë nga traditat shqiptare, duke nisur nga gatimet e deri tek muzika popullore.

Ndërkohë kujtojmë se në 17 dhjetor, Bebe pritet të mbajë një koncert akustik online. Koncerti do të mbajë titullin “Një natë me Bebe Rexhën” dhe biletat e tij kanë dalë në shitje prej ditësh.

LEXO EDHE:

Back to top button