Festimi i Vitit të Ri në Bali: “Lufta e ujit” dhe festivali i vallëzimit

Festimi i Vitit të Ri në Bali: "Lufta e ujit" dhe festivali i vallëzimit

Shumë banorë të Balit në Indonezi e nisën vitin 2023 me një ritual unik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e parë të vitit të ri, shumë banorë të Balit morën pjesë në ritualin e spërkatjes e ujë, i njohur si Siat Yeh. Fillimisht luteshin bashkë, e më pas derdhnin ujë mbi njëri-tjetrin.

Ky ritual vjetor besohet të jetë një akt i pastrimit të shpirtrave për t’u përgatitur për ditët e reja si dhe një simbol i luftës kundër shpirtrave të këqij dhe shpresa se mirësia do të mbushë vitin 2023.

Njerëzit spërkasin njëri-tjetrin me ujë të shenjtë që është pastruar shpirtërisht nga priftërinjtë vendas.

Nga rruga, banorët e ishullit indonezian të Bali tradicionalisht festojnë ditën e parë të vitit me festivalin Siat Yeh. Ky festival i pazakontë lavdëron vitin e ardhshëm përmes vallëzimit dhe kërcimit në ditët e para të janarit dhe në të njëjtën kohë feston pasurinë natyrore të Tokës dhe ujit.

Kështu mijëra qytetarë të të gjitha moshave mblidhen në rrugët ku zhvillohet e ashtuquajtura “lufta e ujit”. Luhen valle tradicionale, këndohen këngë ndërsa njëri mbi tjetrin derdhin sasi të mëdha uji.

Ishulli Bali, i cili është i mbushur me fusha të mëdha orizi, kafe, kakao, palma, pyje tropikale dhe plazhe të pafundme me rërë, shpesh quhet “vendi i njerëzve të buzëqeshur”.

LEXO EDHE:

Back to top button