Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023 shënoi edicionin e 11-të
Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023 shënoi edicionin e 11-të
Datat 24 qershor deri me 1 korrik u rezervuan për të shumëpriturin Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023. Këtë vit ky festival shënon rikthimin dhe edicionin e njëmbëdhjetë të tij që nga viti 2015 kur u shënua dekada e parë e këtij festivali.
Për 8 net me radhë publiku u shoqërua nga bende dhe artist të ndryshëm, si: Dren Abazi & Band, Ansambli shqiptar i Këngëve dhe Valleve RMV, Yll Baka, Era Rusi & Band, Endri & Stefi Band, Eneda Tarifa & Band, Anxhela Peristeri & Band, etj. Nuk munguan as ansamblet dhe grupet popullore të qarqeve Berat, Fier, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Tiranë, Dibër e Kukës.
Nata e fundit e FFK Gjirokastër u karakterizua nga arti i Marsela Çibukaj & Band, La Nuova Orchestra Italiana di Renzo Arbore, Flamur Cana & Band si dhe nga artist të përzgjedhur nga netët e festivalit.
Ky festival pos që dhuroi tetë net përplot muzikë në Kalanë e Gjirokastrës, ai gjithashtu mundësoi që mijëra turist të kënaqen me artin e 1200 artistëve të zhanreve të ndryshme.








