Festivali i Medieve këtë vit me fokus në mjedisin jetësor

Festivali i Medieve këtë vit me fokus në mjedisin jetësor

Festivali i Mediave do të mbahet edhe këtë vit me fillim më 22 shtator deri më 24 shtator. Festivali këtë vit do të mbahet në Kinotekën e Maqedonisë, në krahasim me dy vitet e fundit kur ka qenë online për shkak të pandemisë.

Ky festival këtë vit ka si temë kryesore mjedisin jetësor, rëndësinë dhe hapësirën që (nuk) i jepet në medie kësaj problematike, dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët që shkruajnë për këtë temë. “Këtë vit tema kryesore është mjedisi jetësor, secilin vit e kemi një temë në të cilën fokusohet Festivali i Medieve.

Kemi pasur tema për gratë gazetare, mediet digjitale dhe tema të tjera të rëndësishme. Këtë vit do t’i japim fokus temave të ndryshme të gjelbërta, gazetarisë që është e fokusuar në këto tema. Megjithatë do të vazhdojmë të kemi edhe tema tjera, si: ngacmimet në rrjete sociale me të cilat përballen gazetaret, njerëzit pa shtetësi dhe refugjatët dhe të ngjajshme”, njoftoi Kristina Ozimec në Pasdite me Alsat.

Në festival do të ketë edhe një program të caktuar të filmave të cilat do të shfaqen si pjesë e festivalit, me temë fokusi ambientin jetësor. Hyrja në festival është falas dhe i njëjti do të mbahet në mënyrë hibride, online dhe me prezencë fizike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button