Festivali kryesor të filmit në botë Oscar do të mbahet më 15 marrs
Festivali kryesor të filmit në botë Oscar do të mbahet më 15 marrs
Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në ndarjen e 98-të të çmimeve Oscar, festivalin kryesor të filmit në botë. Ceremonia do të zhvillohet më 15 mars në Teatrin ikonik Dolby në Hollyëood dhe, si çdo vit, pritet të tërheqë vëmendjen e miliona shikuesve në të gjithë botën. Megjithatë, eventi i këtij viti merr edhe një dimension të veçantë politik, pasi zhvillohet në një moment ndërkombëtar jashtëzakonisht të ngarkuar, me luftën në Lindjen e Mesme që dominon lajmet globale. Skena e çmimeve Oscar ka shërbyer vazhdimisht si një vend për komente politike në të kaluarën. Shumë artistë i kanë përdorur fjalimet e tyre të pranimit të çmimit për të mbajtur një qëndrim kundër luftërave, krizave sociale apo çështjeve të të drejtave të njeriut, Këtë vit, ceremonia pritet të marrë një dimension të ngjashëm, pasi vëmendja globale do të përqendrohet jo vetëm te fituesit e çmimeve, por edhe te mesazhet që mund të dëgjohen nga skena. /Alsat.mk








