Sulme të reja në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit

Sulme të reja në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit

Lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet me sulme të reja mes Izraelit dhe Iranit. Ushtria izraelite goditi Libanin jugor, Bejrutin dhe një depo nafte në Teheran, ndërsa Irani sulmoi një impiant uji në Bahrein. Sipas autoriteteve iraniane, mbi 1,200 persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në fund të shkurtit. Pamjet e publikuara nga agjencitë ndërkombëtare tregojnë shtëllunga të mëdha zjarri dhe tym të zi që u ngritën mbi kryeqytetin iranian pas sulmit ndaj depozitave të naftës. Nga ana tjetër, Irani ka reaguar me sulme ndaj disa objektivave në rajon. Një impiant për desalinimin e ujit në Bahrein është goditur nga raketat iraniane, ndërsa më herët Teherani akuzoi SHBA-të për sulm ndaj një impianti të ngjashëm në ishullin Qeshm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button