Fetai: Kemi bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të parandaluar shtyrjen e regjistrimit

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët u shpreh në “Rruga drejt…” se koalicioni ASH-AAA i ka bërë të gjitha përpjekjet për të parandaluar shtyrjen apo siç u shpreh ai anulimin ose ndërprerjen e regjistrimit. Sipas Fetait drejtori dhe zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave me ndërprerjen e procesit të regjistrimit kanë bërë shkelje të ligjit dhe kushtetutës. Ndërkohë që nënvizon se numri i mërgatës është shumë më i madh se sa 200 000 sa janë regjistruar deri tani online.

Unë nuk besoj se këtu bëhet fjalë për shtyrje por për një anulim. Sepse regjistrimi kishte filluar në mërgatë, regjistrimi duhej të filloj me 1 prill në vend, ndërsa këta pas pazarit Mickoski-Zaev, drejtori dhe zëvendësdrejtori i këtyre nuk lejojnë të filloj regjistrimi ashtu siç është paraparë me ligj, bëjnë shkelje kushtetuese duke refuzuar që të zbatojnë ligjin e votuar në Kuvend dhe presin 2 ditë derisa e votojnë një ligj të ri i cili propozon data të reja për rifillim të regjistrimit pas kësaj ndërprerje që kemi tani. Për mërgatën akoma nuk është shumë e qartë…Kjo që ka ndodhë me ndihmën e partive shqiptare që janë në Qeveri është tradhti ndaj mërgatës dhe është tradhti ndaj kombit shqiptarë në përgjithësi, sepse kemi pa mobilizimin e paparë për të nxitë mërgatën për tu regjistruar.   Palën maqedonase ne e kuptojmë se kanë frikë nga numrat, sepse për një muaj u regjistruan afro 200 000 mërgimtarë që ishin kryesisht shqiptarë dhe unë besoj se numrat që janë regjistrua online janë shumë më të vogla se sa në fakt janë në realitet”, deklaroi Arben Fetai, ASH.

LEXO EDHE:

Back to top button