Fetai kërcënimet me jetë i denoncoi në polici

Fetai kërcënimet me jetë i denoncoi në polici

Zv. kryeminsitri për qeverisje të mierë, Arben Fetai ka njoftuar se ka raportuar në polici, rastin e kërcënimit me jetë, që e mori ditë më parë.

Ai u bëri thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi.

“Sot, në ora 11:00, në Stacionin Policor Qendër (1), kam raportuar se kam marrë një kërcënim me vdekje në emailin tim zyrtar, i cili përmbante mesazhin “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”, pas një deklarate mbi mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe. Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk do t’i lejojmë të kalojnë. U bëj thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi. Kërcënuesit dhe ekstremistët qyqarë duhet të përballen me pasojat e ligjit: dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet”, ka shkruar Fetai.

LEXO EDHE:

Back to top button