Fier: Gjendet një person i vdekur në kanal

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Mujalli të Fierit.

Policia bën me dije se në një kanal me ujë është gjetur i mbytur një shtetas i gjinisë mashkullore, ende i paidentifikuar nga policia. Mësohet se trupi i viktimës së mbytur ishte i dekompozuar, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje të rëndë.

“Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar”. thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, raporton TCH.

LEXO EDHE:

Back to top button