Fifi ka ndërmend të na bëjë të qajmë sërish, do të sjell së shpejti baladën e re

Me siguri i keni ndjerë në shpirt baladat e famshme “Psikopatja jote”, “Përjetësi”, “Zhurmë”, “Qaj”.

Nëse s’ju mjaftuan lotët për këngët e mësipërme, bëhuni gati të derdhni edhe disa të tjerë për këngën e re të Fifit!

Edhe kësaj here, këngëtarja po sjell një baladë dashurie që do të na godasë drejt e në zemër.

Në InstaStory, këngëtarja ka ndarë një pjesë të këngës së re e cila na fiksoi që tani.

“Ninullë dashnie, po vjen së shpejti”- shkruan Fifi krahas videos duke na bërë të presim me padurim për këngën e re, që me siguri do të kthehet në të preferuarën tonë.

LEXO EDHE:

Back to top button