Fifi pas dobësimit drastik: “Mos jepni informata të gabuara”
Alsat
20.08.2020 21:00
Prej disa kohësh të gjithëve ju ka rënë në sy dobësimi drastik i këngëtares së njohur, Fifi. Edhe pse artistja e ka shprehur shpesh se nuk kishte aspak komplekse me kilet e saj të tepërta, e mori vendimin për t’u dobësuar pas disa problemeve shëndetësore.
Ndërsa është përfolur gjatë për mënyrën e dobësuar, Fifi ka vendosur të flasë një herë e mirë për këtë. Duket se rezultatet e saj kanë ardhur pas një diete strikte dhe vullnetit të saj të hekurt dhe jo pas operacionit në stomak, ashtu si është thënë.
Fifi ka reaguar ashpër ndaj këtyre fjalëve, që i quan dezinformim. Artistja gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh të fortë për të gjithë ata ndihen keq me trupin e tyre apo edhe ata që e kanë gjykuar për fotot e publikuara në ‘Instagram’.
Fifi thekson faktin se nuk dëshiron të shesë trupin, muzikën e ka prioritet, megjithatë fotot që publikon nuk kanë asgjë të keqe. Reagimin e këngëtares mund ta lexoni të plotë më poshtë.