Filipçe: Kufizimet e fundit do të parandalojnë shkeljet e masave ekzistuese

Masat e deritanishme kanë dhënë rezultate, që mund të shihen në nivelimin e vijës epidemiologjike, tha në pjesëmarrjen e sotme në emisionin “200” në Alsat, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Siç shtoi ai, faktori i bartjes filloi të ulet në nivelin e të gjithë vendit, me përjashtim të qyteteve të Tetovës, Manastirit, Kumanovës dhe Kërçovës. Filipçe shpjegoi gjithashtu arsyetimin e kufizimeve të fundit në vend.

Ky kufizim shtesë ka për qëllim, që të mos përballemi me presion shtesë për shkak të shkeljeve të masave gjatë festave. “Fillon Ramazani, Pashkët janë afër, dhe ne jemi dëshmitarë që vitin e kaluar shkelja e masave gjatë këtyre festave, shkaktoi numër të madh të pacientëve të ri, dhe presion mbi spitalet,” tha Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button