Filipçe: Më shumë se 85% e viktimave janë me komorbiditete

I pyetur se si e komenton numrin e lartë të viktimave nga Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se rreth 85% prej viktimave janë me komorbiditet, respektivisht me sëmundje tjera kronike ose bëhet fjalë për pacientë me Covid-19 të cilët në fazë të vonshme paraqiten në spital.

“Një numër i madh i pacientëve janë me komorbiditete, që do të thotë ndonjë formë e rëndë e ndonjë sëmundje të rëndë kronike për të cilën një kohë të gjatë janë mjekuar, pastaj një numër i madh i pacientëve që vijnë në spital me vonesë, me manifestim të rëndë të sëmundjes. Mbi 85% i të vdekurve janë pacientë që kanë komorbiditete”, tha mes tjerash Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button