Filkov: Rasti me gjyqtarin Ristov është simbol i kulturës së pandëshkueshmërisë

Filkov: Rasti me gjyqtarin Ristov është simbol i kulturës së pandëshkueshmërisë

Gazetar: Mihaillo Donev

Për ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov, rasti me 350.000 eurot e gjetura te prindërit e gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, është simbol i kulturës së pandëshkueshmërisë të një populli, që shkatërron sistemin gjyqësor. Edhe pse rasti, në të cilin është i përfshirë gjyqtari i Apelit Ristov, ende është në fazën e hetimit dhe nuk ka asnjë aktakuzë, për Fillkovin paratë e gjetura janë dëshmi se përse qytetarët nuk kanë besim tek gjyqtarët dhe sistemi gjyqësor.

“Rasti me gjyqtarin e Apelit, tek i cili u gjetën 350.000 euro të fshehura, të ngulitura në mur, nuk është vetëm një skandal, ai është simbol i dobësisë së thellë sistemore, simbol i kulturës së pandëshkueshmërisë, heshtjes dhe mbrojtjes së ndërsjellë, që prej kohësh minon besimin në sistemin gjyqësor. Ky rast dëmton edhe më tej besimin në gjithë gjyqësorin dhe vendos në dyshim funksionin e gjyqtarit, i cili duhet të veprojë në interes të qytetarëve dhe drejtësisë”, tha Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.

Fillkov thotë se Ministria e Drejtësisë po ndërmerr masa për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, dhe si hapa kryesorë ai përmendi përgatitjen e ligjeve të reja nga agjenda e reformave, për të cilat thotë se nuk ka pasur vonesë, por vetëm shtyrje të datave. Filkov njoftoi se deri në qershor pritet të jetë i përgatitur edhe një Kod i Ri Penal.

“Nuk ka pengesë, por ka shtyrje reale të datave. Sepse gjatë zgjedhjeve nuk mund të miratoni ligje. Kështu që janë shtyrë prioritetet, afatet janë deri në qershor 2026, sepse jemi në grejs periudhë. Kodi Penal do të përfundojë shumë shpejt, pasi kemi punuar në harmonizimin e katër rregulloreve të BE-së, kështu që pres që deri në muajin qershor edhe ai të miratohet”, u shpreh Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.

Fillkov theksoi se është e nevojshme të rritet edhe numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të plotësohen vendet e lira në shërbimin prokurorial dhe gjyqësor, për të cilat tha se tashmë është dorëzuar kërkesë për punësime të reja pranë Ministrisë së Financave./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button