Filloi vaksinimi kundër gripit stinor, mbi 27 mijë qytetar të paraqitur deri tani

Filloi vaksinimi kundër gripit stinor, mbi 27 mijë qytetar të paraqitur deri tani

Gazetar: Adnan Qaili

Ministria e Shëndetësisë duke filluar nga sot ka nisur karvanin për të qenë më afër qytetarëve gjatë vaksinimit falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë. Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është i destinuar për të moshuarit mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjeç

“Duke filluar nga sot në 24 pika të vendit tonë do të jetë promovim i vaksinimit si në aspektin e vaksinimit të rregullt që është sipas kalendarit vjetor për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, po ashtu për mbrojtje nga gripi sezonal dhe Covid-19. Ne si shoqëri jemi të imunizuar 46% të mbrojtjes nga virusi korona, kurse tendenca e përgjithshme në nivel global janë deri në 70%”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.


Në Qendrat e shëndetit publik dhe në njësitë e tyre rajonale, qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikut mund të regjistrohen përmes ueb-faqes “vaccinia.mk” dhe deri më tani janë regjistruar mbi 27 mijë qytetarë. Autoritetet thonë se mbi 12,000 ftesa përmes SMS janë dërguar dje nga “Termini im”, duke informuar për terminin dhe pikën e vaksinimit.

Nga Instituti i shëndetit publik njoftojnë se nga nesër do të fillohet edhe me dhënien e 2,000 vaksinave komerciale kundër gripit sezonal, ku qytetarët mund të drejtohen në pikat e vaksinimit pa pasur nevojë të bëjnë terminë. Çmimi për një vaksinë komerciale është i njëjtë sikur vjet, 800 denarë, që qytetarët të cilët duan vetë të imunizohen janë jashtë kategorive të përmendura më lart, do ti paguajnë privatisht. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button