Firmat që keqpërdorën ndihmën shtetërore mund të paguajnë punëtorët deri nesër


Rreth 160 punëdhënës nga gjithsej 551 që keqpërdorën ndihmën shtetërore dhe nuk i paguan punëtorët e tyre, do të kursehen nga përgjegjësia penale. Përkundër paralajmërimeve nga drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska dhënë në një televizion lokal, se do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që ishin në listën e publikuar fillimisht, Sekretariati i Përgjithshëm vendosi që pronarëve t’u lihet hapësirë deri nesër në mënyrë që t’i shmangen përgjegjësisë penale.

Të hënën, do ta paraqesim listën në Prokurorinë Themelore Publike për kompanitë që sipas listës së përditësuar të DAP-it, deri nesër, nuk do të paguajnë rrogat e punonjësve, për çka u është paguar ndihma financiare. Për ata që kanë bërë pagesën ditët e mëparshme nuk do të kërkohet përgjegjësi penale”-tha Dragi Rashkovski, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Lista e fundit e përditësuar nga DAP është për pronarët të cilët përfundimisht me 4 gusht nuk i kanë paguar rrogat e punonjësve.

Drejtoria e të Ardhurave Publike:

“Lista e kompanive që nuk kanë paguar rrogat për punonjësit e tyre, përditësohet çdo ditë dhe ajo dorëzohet në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë. Përfundimisht me pagesat deri në 04.08.2020, për muajin prill, 172 kompani nuk kanë paguar rroga, ndërsa për muajin maj 241 kompani të cilave u është paguar ndihma financiare, nuk kanë paguar rroga për punonjësit.”

Nga Prokuroria Themelore Publike për Alsat nuk mund të thonë para kohe nëse dhe për cilën vepër penale do të ndiqeshin punëdhënësit, para se të marrin zyrtarisht kërkesë nga Sekretariati i Përgjithshëm.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button