Fitore historike e AfD-së: 44% të votave në Saksoni-Anhalt

Partia e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD) shënoi një fitore historike në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, duke marrë rreth 44 për qind të votave, sipas rezultateve të raportuara nga mediat gjermane. Rezultati përbën një goditje të rëndë për CDU-në e kancelarit Friedrich Merz, e cila pësoi rënie të ndjeshme dhe zbriti në rreth 18 për qind. AfD më shumë se dyfishoi rezultatin e saj krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, duke konsoliduar pozitat si forca kryesore politike në këtë land të Gjermanisë lindore.

Megjithatë, fitorja nuk i garanton automatikisht mundësinë për të qeverisur, pasi partitë kryesore kanë përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në. Rezultati shihet si një sinjal i fortë i pakënaqësisë me qeverinë federale të Merzit, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2029. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button