Flet gazetari që u përfol se është në lidhje me Tean e “Për’puthen”

Ish-konkurrentja e Përputhen,  Tea Trifoni është një prej emrave më të lakuar në showbizin shqiptar. Ajo është komentuar për marrëdhënien me Andin me të cilin doli nga emisioni si çift. Pak kohë më pas u kuptua se ajo ishte në një lidhje me Beartin, por edhe kjo lidhje ishte e shkurtër.

Ndërsa tani në rrjetet sociale qarkullojnë zëra se Tea është në një marrëdhënie me gazetarin, Enea Protopapa, me të cilin u dukën mjaft të afërt gjatë festës së ditëlindjes së ish-konkurentit, Fation Kuqari.

“Me Tean njihemi që nga koha kur kemi punuar së bashku. Kam përshtypjen se këto lajmet kanë marrë shkas nga një video në Youtube. Në momentin kur po flitej për dashurinë, ne po ndiqnim rastin te dy në studio dhe duke qene se na pëlqeu ajo çka po flitej, u pamë në sy…ama kjo ishte pa qëllime të tjera. Tea është super gocë dhe është me fat ai që e ka në krah”, tha Enea.

Madje, me shaka, ai tha se “lidhja” e tyre zgjati vetëm 10 sekonda.

LEXO EDHE:

Back to top button