Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka ndarë 40 bursa në vlerë prej 7,000 denarëve në muaj për studentët e farmacisë dhe të mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” për vitin akademik 2022/2023. Janë ndarë edhe dy çmime me nga 1,200 euro për dy studentët e dalluar të vitit të parë të farmacisë dhe mjekësisë. “Qëllimi kryesor i Fondacionit “Trajçe Mukaetov” është rritja e cilësisë së mjekësisë dhe farmacisë në vend. Për 15 vite ekzistencë, 619 studentë janë shpërblyer me bursa, janë ndarë 24 çmime në para të njëhershme për studentët e dy fakulteteve. Këto aktivitete janë ndarë afër 120 milionë denarë. 97 studentë që kanë përfituar bursën kanë filluar karrierën e tyre në departamentet farmaceutike të Alkaloid”, deklaroi mes tjerash Zhivko Mukaetov, kryetar i Fondacionit “Trajçe Mukaetov” dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Alkaloid”. Fondacioni “Trajçe Mukaetov”, është themeluar me qëllim të mbështetjes së projekteve në fushën e farmacisë, mjekësisë dhe shkencës, para së gjithash përmes bursave për kuadro të rinj, të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre këtyre aktiviteteve. /Alsat.mk
386 1 minute read








