Formohet grupi ndërpartiak kundër korrupsionit
Formohet grupi ndërpartiak kundër korrupsionit
Gazetare: Ajnur Bafqari
53 deputetë nga pushteti dhe opozita morën pjesë në mbledhjen e parë të grupit joformal ndërpartiak kundër korrupsionit, shkruan Alsat.
Bashkëkryesues u zgjodhën Lupço Prenxhov dhe Sonja Mirakovska, të cilët theksuan se grupi, mes tjerash, do të fokusohet në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në fushat ku ka dhe ku ekziston rreziku nga korrupsioni.
Grupi do të ketë takime konsultative edhe me institucionet e angazhuara në luftën kundër korrupcionit. Deputetët presin që në procesin e luftës kundër korrupsionit të kyçet edhe sektori civil, ndërsa thonë se në të ardhmen ky grup mund edhe të bëhet formal.
“Në të ardhmen grupi do të fokusohej para se gjithash në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në fushat ku ka dhe ekziston rreziku nga korrupsioni. Ky grup poashtu do ta ndjek efikasitetin e institucioneve që janë të ngarkuara me luftën kundër korrupsionit, si dhe të propozojë dhe të merr pjesë në mbikëqyrjen e institucioneve me qëllim që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e tyre”, tha Sonja Mirakovska, Partia e re social demokrate.
“Kjo është një temë komplekse dhe të mos humbet kuptimi, të jetë vetëm pro formë, është mirë të fokusohemi te prioritetet. E ato do ti miratojë grupi përmes mbledhjeve konsultative, tashmë të caktuara për këtë të premte me Entin shtetëror të revizionit, komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, platforma për antikorrupsion”, u shpreh Lidija Stojkova Satirovska, NDI./ Alsat.mk