FOTO+VIDEO | Për vetëm 408,000 dollarë: Biçikleta e Artë, mjeti i ri i transportit në Dubai

FOTO+VIDEO | Për vetëm 408,000 dollarë: Biçikleta e Artë, mjeti i ri i transportit në Dubai

Panairi Ndërkombëtar i Orëve dhe Bizhuterive në Lindjen e Mesme priti më shumë se 500 marka vendase dhe ndërkombëtare nga e gjithë bota. Dubai, qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe, është i njohur për objektet e veshura me ar, supermakinat e veshura me ar dhe ndërtesat e veshura me ar. Këtë vit listës i është shtuar edhe një biçikletë e artë.

Al Romaizan Gold and Jewellery, me qendër në Arabinë Saudite, zbuloi një biçikletë floriri me vlerë 408,000 dollarë që tërhoqi shumë vëmendje. Është zbukuruar me gjethe të vërteta ari 24 karatësh.

“Është një mundësi e pashembullt për të gjithë talentet që të shfaqin krijimet dhe risitë e tyre më të fundit për më shumë se dhjetë mijë vizitorë çdo vit në këtë ngjarje.” Shumica prej tyre janë në kërkim të modeleve më ekskluzive të arit, bizhuterive, orëve luksoze dhe linjave të modës bashkëkohore nga e gjithë bota”, tha Saif Mohammed Al Midfa, CEO i Expo Center.

Siç theksoi Mohammed Abbasi, drejtori i kompanisë dixhitale “Al Romaizan”, projekti për krijimin e biçikletës së artë zgjati rreth gjashtë muaj dhe në ekip morën pjesë 20 persona.

Biçikleta e artë nuk është vitrinë dhe është tashmë e disponueshme në tregun e Dubait.

LEXO EDHE:

Back to top button