Frosina Remenski kandidohet për kryetar të LSDM-së

Ish-nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Remenski ka dorëzuar kandidaturën për kryetare të kësaj partie. Ajo është kandidatja e dytë, që do të futet në garën për këtë post. Paraprakisht kandidaturën e tij e ka dorëzuar edhe zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski.

“E pres mbështetjen e socialdemokrateve, koleget e mia në parti dhe sigurisht edhe të gjithë anëtarët të cilët e dinë karakterin tim, konsistencën në qëndrimet e mia dhe të gjithë angazhimin në një betejë dhe bashkëpunim të përbashkët në vitet e kaluara. Pres gjithashtu në këtë periudhë, LSDM-ja ta shfrytëzojë për unitet të vërtetë në parti të anëtarësisë, për konsolidim të radhëve partiake, për uljen e dallimeve mes strukturave të caktuara në kuadër të partisë sepse është shumë e rëndësishme se çfarë vizioni do të promovojmë”, deklaroi Frosina Remenski, LSDM.

Remenski me këtë rast deklaroi se kjo nuk do të jetë betejë e ideve të kundërta por do të jetë garë mençurish të mirën e përgjithshme të shtetit dhe qytetarëve.

“Sigurisht se kolegu dhe miku im i dashur Dimitar Kovaçevski ka marrë tashmë mbështetje nga Qeveria duke pasur parasysh se është pjesë e kabinetit qeveritar dhe kjo është e kuptueshme. Nuk mendoj se kjo do të jetë betejë e ideve të kundërta por do të jetë garë mençurish dhe gjithmonë kur mençuritë do të bashkohet për një qëllim të përbashkët për të mirën e përgjithshme të shtetit dhe qytetarëve, rezultati nuk mund të jetë i keq. Sigurisht, secili kandidat që bëhet pjesë e ndonjë gare aludon në fitore. Unë absolutisht nuk dyshoj se kandidatura ime do të arrijë rezultat serioz që do të nënkuptojë edhe ndikim serioz në vendimet e ardhshme partiake”, tha Remenski.

LSDM-ja për më 12 dhjetor ka caktuar zgjedhjet brenda-partiake. Këto zgjedhje pasuan pas dorëheqjes së kryetarit aktual të partisë, Zoran Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button