“Fundjava pa TVSH”, miratohen ndryshime në ligj

Në tre ditët e fundjavës së zgjatur, qytetarët që do të blejnë produkte vendore do të marrin kthim të TVSH-së prej 18 për qind, kurse për pajisjet e IT-së, TVSH-ja është 5 %. Përfitim nga “Fundjava pa TVSH” mund të kenë vetëm qytetarët që skanojnë faturat fiskale, përkatësisht e kanë aplikacionin “TVSH-ja ime”. Qytetarët mund të bëjnë kthim të TVSH-së për shumën totale të faturave deri në 30 mijë denarë.

Sistemi automatikisht mundëson që pjesa prej 25 mijë denarë t’ju kthehet, nëse bëhet fjalë për produkte vendore, e gjithë shuma e TVSH-së kurse për pjesën tjetër të diferencës që nuk janë produkte vendore, kthimi do të bëhet sipas kthimit të rregullt të TVSH-së”-pohoi Faruk Omeri- u.d drejtor i DAP.

Vetë programi do t’i njohë shumat që i referohen qarkullimit të realizuar nga produkte të përziera dhe të huaja. Shumica e qytetarëve që anketuam thonë se nuk do të dalin të bëjnë pazar në qendrat tregtare ose dyqanet me çdo kusht vetëm sepse do të marrin kthimin e TVSH-së. Ata që janë të interesuar të bëjnë pazar na thanë se po presin këtë fundjavë për të blerë kompjuter ose lap-top.

“Çfarë do të blini?” Nga teknika IT diçka. Ndoshta kompjuter? Me shumë gjasa laptop ”.

“Unë nuk do të blej asgjë. Pse? Epo, nuk kam nevojë të blej. “

“Ndoshta kam nevojë për kompjuter, ndoshta jo. Ndoshta diç tjetër mobile, veshjet? “Ajo ndoshta, por veshje jo.”

Këtë pasdite deputetët miratuan Ligjin për “fundjavë pa TVSH”. Më 10, 11 dhe 12 tetor, qytetarët do të jenë në gjendje të blejnë produkte dhe shërbime vendore, por edhe pajisje kompjuterike IT dhe të marrin kthim të TVSH-së në llogaritë e tyre të transaksionit në 15 ditët e ardhshme. Opozita e konteston këtë ligj me arsyetimin se numri i shtuar i qytetarëve që pritet të jenë në qendrat tregtare do t’i ekspozonte ndaj rrezikut të virusit korona.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button