Fundoset anija, humbin jetën 7 persona

Fundoset anija, humbin jetën 7 persona

Shtatë persona kanë vdekur pasi një anije e Koresë së Jugut u fundos afër një ishulli në jugperëndim të Japonisë. Sipas rojeve bregdetare, anija kishte nëntë anëtarë në ekuipazh. Anija cisternë u përball me kushte të këqija të motit, e strehuar afër ishullit japonez, Matsur. Rojet bregdetare thanë se u telefonuan nga kimisti i ekuipazhit Sun, i cili kërkonte ndihmë duke thënë se anija po anohej teksa përballej me motin e ashpër. Derisa ekipet e shpëtimit arritën në ngjarje, anija ishte fundosur. Kapiteni i anijes ishte korean jugor, ndërkaq në ekuipazh kishte edhe një tjetër anëtar nga Koreja e Jugut, një shtetas kinez dhe tetë nga Indonezia, njoftuan autoritetet. Anija cisternë po bartte 980 tonë acid akrilik. Deri më tani nuk është vërejtur se ka pasur rrjedhje të lëndëve kimike, përderisa autoritetet thanë se duhet të ndërmarrin masa për mbrojtjen e mjedisit në rast se do të ketë rrjedhje të lëndëve kimike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button