Futbollistët u kthyen në shtëpi, në Bllacë u pritën nga kryeministri Zaev

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e cila siguroi plasman historik në Kampionatin Evropian, në orët e hershme të mëngjesit u prit nga kryeministri Zoran Zaev. Aeroplani me futbollistët për shkak të mjegullës së dendur nuk arriti që të ateroj në aeroportin e Shkupit, por ateroi në atë të Prishtinës. Pas çka me autobus u nisën drejt Shkupit. Me këtë rast ata u pritën në vendkalimin kufitarë Bllacë, nga kryeministri Zoran Zaev.

“Gëzimi që sonte e kaploi tërë vendin tonë është i madh. Këtë gëzim e sollën heronjtë tanë të futbollit të cilët lanë zemrat e tyre i lanë në fushë në Tbilisi dhe sollën një fitore që historia e vendit nuk e mban mend deri më tani, me të cilën ekipi kombëtar i futbollit të vendit do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit. I tërë shteti, të gjithë qytetarët e vendit e ndajnë gëzimin për suksesin e reprezentacionit të futbollit. Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë. Kështu është kur bashkë luajnë maqedonas, shqiptarë, turq…me fanella të njëjta, nën flamurin e njëjtë dhe për atdheun e përbashkët. Kjo tregon se vetëm bashkë, mund të jemi një për të gjithë dhe të gjithë për një. Unë jam këtu që bashkë ta ndajmë gëzimin dhe t’u japim respekt dhe t’u njoftojmë se në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve, të gjithë anëtarët e reprezentacionit do të shpërblehen me nga 10.000 euro”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button