G7: Rusia duhet të paguajë për dëmin që i ka shkaktuar Ukrainës

G7: Rusia duhet të paguajë për dëmin që i ka shkaktuar Ukrainës

Rusia duhet të paguajë dëmet e shkaktuara në Ukrainë. Kështu thuhet në komunikatën përfundimtare pas takimit të ministrave të jashtëm të G7, të mbajtur në Japoni.

“Çdo zgjidhje e konfliktit në Ukrainë duhet të sigurojë që Rusia të paguajë për dëmin që ka shkaktuar”, thuhet pas takimit të ministrave të jashtëm të G7 të mbajtur në Japoni.

“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme dhe të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të sigurisë, ekonomikë dhe institucionale për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike dhe të pengojë agresionin e ardhshëm rus”, vijohet më tej në komunikatë.

G7 mbetet e përkushtuar për të rritur sanksionet kundër Rusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button