Netanyahu: Normalizimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite do të ishte një hap i madh përpara

Netanyahu: Normalizimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite do të ishte një hap i madh përpara

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se normalizimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite do të ishte një “hap i madh” drejt përfundimit të konfliktit arabo-izraelit.

“Ne duam normalizim dhe paqe me Arabinë Saudite. Ne e shohim atë si një hap potencialisht të madh drejt përfundimit të konfliktit arabo-izraelit”, u shpreh Netanyahu pas një takimi me senatorin amerikan Lindsey Grey.

Ai shtoi se një marrëveshje e tillë mund të ketë “pasoja të mëdha historike, si për Izraelin, Arabinë Saudite, ashtu edhe për rajonin dhe botën”, shtoi ai.

Izraeli ka hapur marrëdhënie diplomatike me disa vende arabe që nga viti 2020, duke përfshirë fqinjët e Arabisë Saudite – Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, Riadi u përmbajt nga njohja e Izraelit, duke thënë se një veprim i tillë lidhet me zgjidhjen e çështjes palestineze.

LEXO EDHE:

Back to top button