GA-MA dhe Bulgar Trans Gaz, arritën marrëveshje për kyçje ndër-sistemore

GA-MA dhe Bulgar Trans Gaz, arritën marrëveshje për kyçje ndër-sistemore

Operatorët e gazsjellësit të Maqedonisë dhe Bullgarisë GA-MA dhe Bulgar Trans Gaz, arritën marrëveshje për kyçje ndërsistemore. Marrëveshja duhet të nënshkruhet në fillim të muajit të ardhshëm dhe ka të bëjë me lidhjen e pikës ndërlidhëse Qustendil-Zhidilovë. Qëllimi është të anashkalohen kushtet e vendosura nga Gazpromi rus dhe vendi të marrë furnizim të qëndrueshëm me gaz natyror përmes gazsjellësve në Bullgari, por nga burime të tjera. Është rënë dakord që të përdoret gazsjellësi i ri ndërlidhës midis Bullgarisë dhe Greqisë me energji nga Azerbajxhani./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button