Gashi reagon pas incidentit në Qafë-Thanë: Presim sqarim të plotë

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi shpreh shqetësimin për informacionet lidhur me trajtimin e deputetëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Ai thotë se deputetët janë përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve dhe bartës të mandatit kushtetues andaj çdo veprim që prek autoritetin dhe funksionin e tyre duhet të jetë në përputhje me standardet më të larta të respektit dhe dinjitetit. “Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale fqinjësore, por mbi të gjitha ato vëllazërore, Maqedonisë dhe Shqipërisë, besoj dhe pres për një sqarim të plotë dhe transparent, i cili do t’i shërbejë jo vetëm zbardhjes së rrethanave të këtij rasti, por edhe ruajtjes së besimit reciprok, respektit institucional dhe frymës së bashkëpunimit që duhet të karakterizojë marrëdhëniet tona”, shkruan në reagimin e tij kreu i Kuvendit, Gashi.

LEXO EDHE:

Back to top button