Gati 6 milionë përdorues “qajnë” me të! Ajo organizoi një ditëlindje ëndrrash për vajzën e saj 3-vjeçare, por askush nuk shkoi në festë!

Breanna Strong nga Salt Lake City rezervoi një shesh lojrash të mbyllur, porositi pica dhe tortë Frozen për ditëlindjen e tretë të vajzës së saj Avery.

Por kur askush nuk u shfaq në festë, ajo tha se ishte e detyruar të hidhte gjithçka në plehra.

Në një video të postuar në TikTok, Breanna zbuloi se ftoi 27 fëmijë në festën e ditëlindjes së vajzës së saj, por asnjë nuk u shfaq. Në video ajo ka treguar edhe fëmijën e saj të ulur vetëm dhe duke ngrënë një copë picë.

@breannamstrong I wish I was making this up. #noshow #birthdayparty #fyp #trending #sahm #makefriends ♬ Get You The Moon – Kina

Para dhe kohë të humbur”, ka shkruar ajo.

Pasi panë videon, shumë u përpoqën ta ngushëllonin me fjalë vajzën e saj të vogël.

“Më vjen shumë keq, duhet të jeni zemërthyer. Herën tjetër na telefononi dhe do të vijmë”, ka shkruar një përdorues.

“Në shtëpinë time është rregulli që shkojmë nëse na ftojnë. Është e trishtueshme që kjo po ndodh”, shtoi një tjetër.

“Nuk shkojmë në ditëlindje vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, pikërisht për këto situata”, shtoi një i tretë.

Breanna më vonë informoi ndjekësit se Avery kaloi mirë pavarësisht se askush nuk u shfaq: “Ajo mori gjithçka që donte – pica, tortë dhe argëtim.”

 

LEXO EDHE:

Back to top button