Gazetares së Al Jazeera i rrëmbehet mikrofoni derisa po raportonte live nga protestat në Zagreb

Në Zagreb janë mbajtur mbrëmë protestat më masive deri më tani, kundër masave epidemiologjike.

Mijëra qytetarë dolën në sheshin Jelaçiq duke kërkuar heqjen e certifikatës së vaksinimit, që në fillim të muajit të kaluar është vënë në sistemin e shëndetësisë, e pesë ditë më parë atë kanë filluar të aplikojnë në të gjitha institucionet publike.

Demonstruesit pretendonin që qytetarët që nuk janë vaksinuar janë veçuar. Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Andrej Plenkoviq, raporton Al Jazerra Balkans.

Gjatë protestës kanë ndodhur incidente, ku gazetari i RTL, Goran Latkoviq  u godit në me shuplaka dhe grusht në brinjë, e gazetares së Al Jazeera, Nikolina Zavishiq, një demonstrues ia rrëmbeu mikrofonin derisa po raportonte live.

LEXO EDHE:

Back to top button