Kurti tha se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë, reagon Lista Serbe: BE-ja të reagoj ndaj këtyre deklaratave anti-evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar për mediumin online “Monocole” se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë vetëm nëse do të prezantohej në formë demokratike.

Lidhur me këtë deklaratë të Kurtit, ka reguar Lista Serbe e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet nga 11 deputet.

Në një njoftim të lëshuar në faqen e tyre në Facebook, Lista Serbe ka kërkuar reagimin e Bashkimit Evropian për deklaratën e Kurtit.

“Pyesim se çfarë tjetër duhet të ndodh që Bashkimi Evropian, por edhe vende të caktuara të Evropës Perëndimore të reagojnë nga këtyre deklaratave anti-evropiane që në mënyrën më direkte rrezikohet paqja e qytetarëve”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Njoftimi i plotë:

Me deklaratën sesi më me dëshirë do të votonte për Shqipërinë e Madhe, Kurti ka treguar fytyrën e tij të vërtetë që pa sukses e kishte fshehur tërë kohën, dhe që disa politikanë perëndimor e kishin neglizhuar.

I njëjti Albin Kurti që ka folur kundër Asociacionit si “Asociacion monoetnik”, tani flet për Shqipërinë e Madhe, që nuk do të ishte asgjë tjetër veçse një krijim monoetnik.

A janë këto vlerat evropiane, kështu që nga përfaqësuesit më të lartë të Kosovës bëhet thirrje për formimin e asaj që ka ekzistuar vetëm gjatë pushtimit fashist të kësaj zone.

Pyesim se çfarë tjetër duhet të ndodh që Bashkimi Evropian, por edhe vende të caktuara të Evropës Perëndimore të reagojnë nga këtyre deklaratave anti-evropiane që në mënyrën më direkte rrezikohet paqja e qytetarëve.

Lista Serbe dënon ashpër këto deklarata nacionale që shkaktojnë ndjenjën e pasigurisë te qytetarët dhe që u konfirmohet që në krye të qeverisë në Prishtinë, gjendet një person i papërgjegjshëm që nuk është i vetëdijshëm për përgjegjësitë e as situatën në Ballkanin Perëndimor. 

LEXO EDHE:

Back to top button