Rrymën e shtrenjtë do ta ndjejnë qytetrët, thotë Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se nga drejtorët e ndërmarrjeve publike nëpër komuna ka dëgjuar se çmimi i rrymës është dy deri tre herë më i lartë se më parë për, siç tha ai, “punën e pamatur të paraardhësve të tyre”.

“Ky është një problem serioz që do ta ndiejnë ndërmarrjet publike dhe komunat, por edhe kompanitë që e kanë ndjerë prej kohësh. Më në fund qytetarët do ta ndjejnë në fund. U organizuan në kartele për të plaçkitur ELEM-in dhe REK-un e Manastirit dhe tani do të shpenzojnë nga rezervat shtetërore për të riparuar vrimën financiare dhe për ta servisuar mungesën e rrymës. Na presin kohë të vështira dhe shumë para të qytetarëve në vend të projekteve kapitale do të përfundojnë në xhepat privatë”, tha Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button